Refugjatja ukrainase që prishi marrëdhënien e një çifti britanik, ka gjetur fajtorin për veprimin e saj.
Sofiia Karkadym, 22 vjeç, u largua nga qyteti Lviv, i shkatërruar nga lufta, dhe u pranua bujarisht nga roja i sigurisë Tony Garnett, 29 vjeç dhe e dashura e tij e atëhershme Lorna në Mbretërinë e Bashkuar.
Por pas vetëm 10 ditësh, shkëndijat filluan mes Karkadym dhe babait të dy fëmijëve.
Karkadym, e diplomuar për IT në Ukrainë, fajësoi dyshimet e Lorna-s për shtyrjen e saj në krahët e Garnett.
“Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht më shtyu mua dhe Tonin më pranë njëri-tjetrit,” tha Karkadym për The Sun. “Ajo e krijoi këtë situatë duke dyshuarr vazhdimisht se diçka po ndodhte kur nuk po ndodhte. Pra, ky është faji i saj.”
Karkadym pohoi se marrëdhënia e mikpritësve të saj ishte e luhatshme, ende pa arritur ajo në shtëpinë e tyre.
“Për sa më përket mua, ata shkatërruan marrëdhënien e tyre shumë kohë përpara se të mbërrija unë”, tha ajo. “Marrëdhënia e tyre ishte fajtore. Asnjë nga këto nuk është puna ime. Ishte vendimi im të largohesha kur u largova dhe Toni vendosi të vinte me mua.”
Refugjatja tha se familja e saj e ka kritikuar për ngjarjne, duke argumentuar se mikëpritësit e tjerë të mundshëm do të mendojnë dy herë përpara se të marrin ukrainasit në shtëpitë e tyre.
“Ata thonë se për shkak të meje askush në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të pranojë ukrainasit,” tha ajo për Sun. “Çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar tani do të mendojë: “Unë nuk mund të pranoj një refugjat, sepse ajo do të ma marrë burrin tim”. Bëhet fjalë më shumë se për mua, Tonin dhe Lornën.”
Por pavarësisht tensioneve që i rrethojnë, marrëdhënia e Garnett dhe Karkadym është ende në lulëzim./Liberale.al