Aktualitet

Fleta e votimit me numra- PD: Po fsheh kandidatët, Rama ka turp nga emrat e tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:16 - 04/04/21 |
mapo.al

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso, u shpreh i zhgënjyer me vendimin e trupës që vendosi që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve për deputetë.





E ndërsa akuzoi Edi Ramën, ai tha se kjo nuk ka për ta ndaluar ndryshimin në 25 prill. Kaso tha se Rama ka turp nga kandidatët e tij dhe kërkon t’i fshehë.


“Është ai që ka turp nga kandidatët e tij dhe kërkon ti fshehë, është i turpëruar nga lista që paraqet si alternativë.





Na vjen keq, pasi koalicioni i PD ka listën më të mirë, por zgjedhësit nuk do të kenë shansin ti shohin në fletën e votimit, pavarësisht se i njohin mirë emrat dhe staturën.



Por çfarë do lloj truku zgjedhor nuk ka për ta ndalur ndryshimin që ka për ta ardhur dhe që do i prijë PD-ja me aleatët” tha ai.

Lexo edhe :  Rama flet pas fitores së zgjedhjeve: Rekord historik por i vështirë

LEXO EDHE: 

Zgjedhjet e 25 prillit – Kolegji Zgjedhor: Fleta e votimit do të jetë me numra

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas