Deputeti i AAK-së, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë për shkak të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai është kapur nga policia në Vjenë, ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë, -raportojnë mediat nga Kosova.
Thuhet se ndalimi i Daut Haradinajt është bërë rreth orës 14 e 30. Kujtojmë se në janar të vitit 2017 policia franceze kishte arrestuar dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai ishte arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Lajmi.net ka kontaktuar me ministrinë e Punëve të Jashtme mirëpo ata thanë se nuk janë në dijeni për arrestimin dhe janë duke tentuar të kontaktojnë me ambasadorin e Kosovës në Austri.