Stresi ka folur së fundmi në emisionin “Glamour Zone” rreth një komenti të bujshëm të një adrese anonime në “Instagram”-in e ish-partneres së tij, Kejsit.
Në të thuhej se gjatë periudhës që reperi ishte në burg nën akuzat për përfshirje në grup kriminal, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, ai kontaktonte çdo ditë me të dashurën dhe madje sa herë që Kejsi i telefononte, i referohej me fjalë ofenduese përpara të gjithë personave në tavolinë.
Por, Stresi ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se komenti vjen nga njerëz xhelozë që dëshirojnë ta shkatërrojnë lidhjen e tij me Kejsin.
“Ky është idiotllëku, që është popull injorant, që i beson dhe e bën lajm këtë gjë. Janë njerëz që duan të na shkatërrojnë nga xhelozia. Nuk është aspak e vërtetë. Nuk është pjesë e karakterit tim”-ka thënë Stresi.
Reperi është shprehur më tej se aktualisht është i martuar në sajë të dokumenteve dhe se e merr ende në konsideratë rikthimin me Kejsin.
“Aktualisht jam i martuar. Jam një burrë i martuar. Kam përgjegjësi. Gjendja shpirtërore është me ulje-ngritje, nga mirë fare në çka. Normalisht që ka komunikim (me Kejsin). Komunikim mund të ketë dhe për respekt, për hatër të disa gjërave. Çdo gjë shkon me kohën. Kthimin duhet ta marrin në konsideratë të dy palët, jo vetëm njëra. Unë normalisht që po, sa s’është bërë vonë. Ajo vjen vetë kur e ndjen”-ka thënë Stresi.