Dorëheqja e Zinedin Zidane i ka befasuar të gjithë në Spanjë dhe më shumë presidentin e kampionëve të Europës, Florentino Perez. Pas sukseseve të mëdha, nuk pritej kjo lëvizje e trajnerit francez, por ja që tani është një fakt i kryer.
“L’equipe” në Francë zbulon një prapaskenë: Zidane kishte kohë që punonte për merkaton, për ta përmirësuar Realin sezonin e ardhshëm. Ai kishte një listë me emrat e lojtarëve që dëshironte në ekip, në krye të së cilës ishte sulmuesi Sadio Mane i Liverpulit.
Ky ishte lojtari që Zidane e donte të parin në ekipi dhe kishte marrë edhe miratimin e presidentit Perez për sulmuesin senegalez. Bisedimet ishin në rrugë të mbarë dhe dukej se gjithçka do të mbyllej me sukses, por dorëheqja e trajnerit e ndryshoi situatën.
Ishte folur më parë se Reali kërkonte me çdo kusht të merrte në ekip egjiptianin Salah, por i përzgjedhuri i trajnerit Zidane ishte pikërisht sulmuesi Mane. / Vipsport.al