Kryesore

Flluska e Ramës me Bardhin, për Beqën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 29/04/20 |
Mapo.al

Edi Rama ka hedhur në treg një mënyrë të re komunikimi, sipas një teze të vjetër. Bëje qesharak kundërshtarin, dhe kështu ja hedh poshtë ato që thotë, pa pasur prova dhe pa pasur sidomos argumenta.


Bota e teknonologjisë të ofron sot mundësi pa fund. Gatishmëria e Ramës për të bërë shfaqje ngelet e njëjta, dhe ja ku u bënë rrethanat për të prodhuar video, meme dhe qesëndi tallëse për rivalin në rrjetin social.


Por mbrëmë, besohet se kjo përpjekje i shkoi fare kot. Rama vuri në skenë një akt të dobët komik. Duke tallur, Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin, duke përqeshur emrin e tij, e duke i përmendur edhe prindërit, kjo, për të zhbërë denoncimin nisur nga propozimet e Ilir Beqës, se rruga për daljen nga kriza e rëndë ekonomike që ka shkaktuar pandemia, ishte ulja e pagave të sektorit publik dhe ulja e pensioneve.



Bardhi ja faturoi këtë konkluzion të Beqës, Edi Ramës.


Çfarë zgjodhi kryeministri të bënte, nuk u kuptua qartë. Por e quante Bardhin dhe deklaratën e tij, të pamend. Meqënëse Ilir Beqaj, atë mendim e ka shkruar, dhe nuk e ka mohuar askush, i bie që Edi Rama ka dashur të tregojë, se ai vetë nuk ka lidhje me atë gjetje të Beqës.


Dhe fton publikun para një sfide. Të besojnë Gazment Bardhin për propozimin e Beqës, apo të besojnë Edi Ramën se ai nuk ka lidhje me Ilir Beqën?

Historia e lidhjes së Edi Ramës me Ilir Beqën është shumë e pasur, dhe këtë e di çdokush. Mision shumë i vështirë, të bësh gjindjen të besojë, se ai nuk ka të bëjë me të.

Lexo edhe :  Basha i përgjigjet Ramës: Po manipulon provat për vdekjet nga koronavirusi

Të gjitha mrekullitë e shëndetësisë falas, që pandemia i hodhi në tokë dhe tregoi gjendjen e vërtetë të këtij sektori jetik, Edi Rama i bëri me Ilir Beqën. Koncesionet qindra milionë euroshe, ishin në bashkëautorësi. A mundet dikush, të bëjë Ministër Shëndetësia dikë, pa e njohur, pa patur lidhje me të, veçanërisht ku plani është për të dhënë me PPP një pjesë të madhe të buxhetit.

Po, Edi Rama e ka patur Beqën edhe drejtues politik qarku. E ka patur po ashtu kordinator kombëtar, pra kryehartues të programit. E ka bërë disa herë deputet.

Edi Rama ka ndarë shumë pushtet me Beqën, dhe zyrtarisht i ka besuar alternativën. Sot e kësaj dite e ka në forumet kryesore drejtuese të partisë së tij. Ftesa që ai i bën opinionit publik, për ta quajtur lajthitje, për të dëshmuar se ai nuk paska lidhje me Beqën, është e dobët, një akt i dëshpëruar komunikimi. Askush nuk e beson.

Do të kishte qënë më e thjeshtë, dhe më e ndershme sigurisht, po të shprehej thjeshtë e pastër, se qeveria dhe ai, nuk ndajnë të njëjtin mendim, dhe nuk kanë plan për ulje pagash e pensionesh, dhe se Beqaj ka shprehur vizionin personal. Ndryshe, dyshimet ngelen, dhe jo pak, se ndoshta me të vërtetë, ajo ide po qarkullon, dhe mënyra më e mirë, është ta thotë fillimisht dikush, sa më i kontestueshëm mundësisht, për të parë se sa ajo do të zërë vend.

/ Mapo.al


Etiketa: , , , ,

Pas