fbpx

KMR

Florentino Perez vë Nadal dhe Federer përballë 80 mijë spektatorëve






               Publikuar në : 11:34 - 13/09/19 |
mapo.al

Rivaliteti i përjetshëm ndërmjet Roger Federer dhe Rafael Nadal tashmë shkon përtej një ndeshje tenisi. Dy legjendat e këtij sporti kanë dhuruar gjithnjë sfida emocionuese, por ideja e re e Florentino Perez mund të vendos një rekord të ri në këtë sport.


Presidenti i Real Madrid, kërkon të hap dyert e stadiumit “Santiago Bernabeu” për të mirëpritur dy tenistët legjendarë në një duel të padëgjuar më parë.



Objektivi është të vendosin një rekord të ri botëror në tenis përsa i përket numrit të spektatorëve që ndjekin live një ndeshje. 80 mijë tifozë të pranishëm për të shijuar live një sfidë e cila është kthyer në mit. Deri më tani ndeshja e tenisit me më shumë spektatorë ka qenë ajo ndërmjet Serena Williams dhe Kim Clijsters e zhvilluar në Bruksel në vitin 2010, përballë 35,681 tifozë.


Etiketa: , , , , , ,

Pas