Flori Mumajesi, një nga kantautorët më me famë në Shqipëri, ditën e dieshme ka pasur ditëlindjen.
Pas falënderimeve të sinqerta të miqve dhe të fansave, Flori ka postuar një reflektim pas kësaj dite, i cili duket që më shumë u dedikohet atyre njerëzve që Florit i kanë faturuar jo pak kosto “pas urimeve të shtirura”.
Në një postim aspak të zakonshëm për ditëlindje, të cilin Flori ka preferuar ta quajë “Reflektim”, shkruan:
“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë… Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlidnje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës!