Aktualitet

Florian Marku jashtë ringut, foto me partneren dhe dedikim emocionues














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:25 - 24/02/21 |
mapo.al

Kryetema e këtyre ditëve, ka qenë padyshim boksieri shqiptar, Florian Marku, falë triumfit ndaj britanikur Rylan Charlton.






Marku fitoi me nokaut teknik në raundin e tetë, në duelin e vlefshëm për kategorinë e mesme të lehtë dhe tashmë synimet e tij janë të bëhet kampion në këtë kategori.


Dihet tashmë se 28-vjeçari ka shumë tifozë që e ndjekin atë për secilën hyrje të tij në ring, por siç na e bëri me dije Marku, mbështetësja që i qëndron gjithmonë pranë është partnerja e tij, Eirini Konomi.







Boksieri shqiptar ka shpërndarë një fotografi me partneren e tij në rrjetin e tij social në Instagram pas një dreke të përbashkët dhe ka treguar se ajo është shtytësja kryesore drejt sukseseve.




“Mbështetësja ime më e madhe”, është përshkrimi krahas fotografisë që ka postuar Marku.



Ai është një nga sportistët shqiptarë të momentit, pasi me triumfet e tij ka ngjallur kureshtje si brenda, edhe jashtë vendit, ku kryen edhe aktivitetin e tij si kikboksier. Marku është kampion ndërkombëtar në stilin e tij dhe në mbi 45 ndeshje të zhvilluara në kikboks dhe 5 në kategorinë UFC, 28-vjeçari i lindur në Lushnjë, por i formuar si sportist në Greqi, nuk njeh asnjë humbje.

Shpirti i tij rebel dhe luftarak ka bërë që Florian Marku të provojë edhe burgun, ku tregon edhe historitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë kësaj eksperience.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas