Aktualitet

Florian Marku siguron fitoren në “Wembley”, mund anglezin Rylton Charlton









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:02 - 21/02/21 |
mapo.al

Florian Marku ka mposhtur në ring Rylton Charlton, duke shtuar akoma më shumë famën e vendit të tij.



Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit, dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja.


Marku është treguar i kujdesshëm gjatë tre raundeve të para, por në raundin e katërt ai shfrytëzoi mundësinë në sekondat e fundit me anë të disa kombinimeve.




Charlton më pas u rikthye, duke e rrëzuar Markun në raundin e gjashtë. Por Marku nuk u dorëzua. “Mbreti shqiptar” i rezistoi grushtave në raundin e shtatë, dhe guximi i anglezit Charlotin mori fund në raundin e tetë.



Marku arriti që në raundin e tetë të triumfojë pas një kombinimi të mirë, ku pala e Charlton dorëzuan ndeshjen pasi hodhën peshqirin si shenjë dorëzimi.


Kjo ishte fitorja e tetë për Markun. “Luftëtari” shqiptar, pas shtatë fitoresh u ndal në barazim në muajin dhjetor dhe tani u rikthye te fitorja ndaj një boksieri që nuk e kishte provuar shijen e humbjes. Para se të ballafaqoheshin nuk munguan as batutat dhe thumbimet mes dy boksierëve. “Nuk kemi ardhur këtu për të vallëzuar, por për të luftuar“, deklaroi Florian Marku.

Nuk ke respekt për asnjë, nesër do të mësoj se çfarë do të thotë respekt“, ja ktheu Charlton, që nuk mundi ta bënte ëndrrën e tij realitet. Marku, boksieri i dashur i shqiptarëve, vijoi më tej: “Le ta shohim, me këto flokë nuk ke shanse të fitosh ndaj meje. Nuk je ndeshur kurrë me dikë si unë“.

42


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas