Aktori i humorit Florjan Binaj ishte i ftuar në emisionin “Trokit” për të folur si pjesë e kastit të videos “Taken by Albania”, ku promovohen bukuritë e vendit tonë përmes një apeli drejtuar aktorit Liam Neeson, që ky i fundit të mësojë më tepër rreth kulturës e traditës shqiptare.
Teksa ai u pyet ndër të tjera për shumën e marrë nga produksioni, pasi përflitej se ishte paguar rreth 5 mijë euro, përgjigjia e Florit ishte kjo: “Ty të lumtë goja, por jo. Fushata ka qenë falas.” Florjani tregoi më tej se kjo eksperiencë për të ishte e jashtëzakonshme, pasi i kishte mundësuar të shihte për herë të parë Valbonën.