Muaji gusht ka nisur si një ogur i mbarë për industrinë e turizmit në vendin tonë disa muaj pas kolapsit të shkaktuar nga virusi pandemik COVID-19.
Që në ditët e para vihet re një fluks i shtuar i pushuesve që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Vetëm nga pika kufitare e Qafë Thanës përgjatë tre ditëve të fundit raportohet se kanë hyrë 10 805 shtetas, numër i cili është rritur gjatë ditës së shtunë dhe kësaj të diele.
Vërehet një bum pushuesish nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Librazhd-Elbasan-Durrës raportohet se ka pasur mbingarkesë dhe trafik nga fluksi i automjeteve.
E njëjta situatë duket edhe në Doganën e Morinës ku pushuesit nga Kosova po vërshojnë drejt bregdetit të Durrësit dhe Shëngjinit.