Aktualitet

Fluks të shtruarish, situatë kritike në 4 spitalet COVID, nuk ka më shtretër









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:18 - 15/02/21 |
mapo.al

Situata e krijuar nga rritja e madhe e shifrave të të infektuarve me koronavirus ka rënduar gjendjen në spitalet Covid.



Mësohet se 531 shtretër janë të zënë në katër spitalet COVID në vend (shifra e raportuara një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë). Situata sa vjen dhe rëndohet në spitalet Covid 1, 2, 3 dhe COVID4, ku mësohet se nuk ka më shtretër të lirë për të pritur pacientë të sëmurë.


Aktualisht mësohet nga burime të besueshme se spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka thuajse asnjë vend të lirë. Edhe urgjenca është plot me të shtruar. Mbi 220 të shtruar janë aktualisht tek COVID2, “Shefqet Ndroqi”, të gjithë të zënë me pacientë.




Kjo gjendje ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të hapë spitalet rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID, pasi situata në 4 spitalet e Tiranës është kritike.

Lexo edhe :  VOA: Shkurti, muaji më i errët i pandemisë në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë po nxiton të hapë spitalin Rajonal të Durrësit pavijonin për COVID i cili është funksional nga dita e sotme. Sot janë shtruar pacientët e parë me koronavirus në Spitalin e Durrësit të cilët do të marrin trajtim shëndetësor aty.


Ndërsa në ditët në vijim do të hapet edhe Spitali Rajonal i Shkodrës, Spitali i Korçës, Vlorës dhe Elbasanit, kjo pasi shifrat e të infektuarve janë rritje ditë pas dite. Një ditë më parë, u raportua për 1088 raste të reja me koronavirus. Numri i të shtruarve në spitalet COVID ishte 531, nga të cilët 32 në terapi intensive dhe 11 janë të intubuar. 12 qytetarë humbën jetën dhe 781 u shëruan.

LEXO EDHE: 

Nis në Spitalin e Durrësit trajtimi i pacientëve me koronavirus

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas