Aktualitet

Flutura Açka: Do lidhemi me zinxhirë nëse prishin Teatrin Kombëtar






               Publikuar në : 14:13 - 14/03/19 |
mapo.al

Në tryezën e Partisë Demokratike me artistët ka folur dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka. Kryefjala e saj ka qenë Teatri Kombëtar por nuk ka munguar një kritikë e saj për librat. Açka tha se nëse qeveria vendos të prishë teatrin kundër vullnetit të artistëve ata do lidhen me zinxhirë.


“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka. Ajo theksoi se arti sot është i asfiksuar, ndërsa nxori në pah dhe problematikat me librin.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas