Shkrimtarja Flutura Açka mbajti fjalimin hapës në çeljen e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit opozitar “Aleanca për Ndryshim”.
“Nuk mbahem dot, nis më merret goja kur flas për gjëra të dashura dhe një nga gjërat e dashura është fakti që jam këtu sot“, ishin fjalët e para të Açkës në podium.
“Mjekë, inxhinierë, profesionistë ikën sepse nuk kishin mundësi“, tha ajo duke iu referuar dramës sociale që po përjeton vendi ynë vitet e fundit, nga emigracioni masiv.
“Do të ndjej turp të jem e pasur në një vend të varfër. 29 vjet më pas, në të njëjtin front, si në 1990. Ëndrra e pakryer e tim biri për ta parë Shqipërinë në Europë”.
“Do t’ia dalim t’i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë. Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë“, ishte apeli i Flutura Açkës, duke ftuar qytetarët që t’i drejtohen kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë ndryshimin.