Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fluturimi i para 6 vitesh i Zajminës, sjell ende sherr në politikë

by mapo.al
24/05/2019
in Aktualitet, Politika, ShowBizz
0

Sokol Çuni ka qenë komandant i bazës së helikopterëve në Farkë. Emri i tij përmendet nga ish-presidenti Bamir Topi në librin e tij me kujtime të titulluar “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), se ka fluturuar me helikopter mbi shtëpinë e tij, madje edhe është ulur pak metra larg nga banesa. Për herë të parë, Çuni shpjegon çfarë ndodhi në prill të 2013-ës dhe si qëndron e vërteta e akuzave të Topit. Ai ka rrëfyer për Faxnews se gjithçka ka nisur nga një videoklip i këngëtares Zajmina Vasjari, studioja e produksionit me të cilën ajo kishte bashkëpunuar, i ishte drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, për të marrë një helikopter me qëllim realizimin e klipit.

Çfarë thotë Sokol Çuni
Të bëjmë një kronologji të ngjarjes. Fluturimi i datës 10 vinte pas dy fluturimeve të tjera të një faze përgatitore. Në datën 6 jam thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kam marrë detyrë të shkoja në Qafën e Bushkacit për të gjetur vendin e uljes. Në po këtë datë kemi shkuar dhe nuk e kemi përcaktuar vendin për shkak të kushteve meteorologjike. Është një proces i gjatë ligjor dhe unë jam zbatues i të gjithë këtyre urdhrave që më vijnë nga lart.



Ne kemi shkuar në datën 8 dhe ka rastisur që koha ishte shumë e keqe dhe jemi kthyer pa plotësuar detyrën për shkak të kushteve meterologjike. Na ka ardhur sërish një tjetër urdhër për të gjetur vendin e uljes dhe ne kemi lënë që të çoheshim në fluturim ditën e diel. Edhe pse kushtet ishin të vështira ne u ngritëm në fluturim. Megjithëse ne u kthyem mbrapsht dhe për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, jemi ulur për 12 minuta pushim. Dua të them që nuk lejohet të fluturohet mbi teleferik dhe kjo është për të gjithë botën njësoj dhe e njëjtë dhe për zonat e banuara si Tirana që është e ndaluar.

Ndaj ne e kishim të përcaktuar uljen në Kodrën e Priftit. Në këtë rast ne kemi kaluar në limitin minimal të fluturimit. Në këtë rast nuk është faji im që ish-Presidenti e ka shtëpinë në atë zonë. Kam marrë ulje në kuotën minimale që më lejon rregullorja të cilën e njoh me detaje se kam punuar për 35 vite.

Pikërisht në këtë kohë ata e kanë shfrytëzuar këtë gjë për të më hequr nga vendi i punës, për interesa të tyre. Dhe ka nisur sulmi ndaj meje me shkrime në gazeta. Sipas artikujve në gazeta ata pretendonin se unë kam marrë helikopterin pa leje dhe i kam bërë shantazh ish-Presidentit. Në librin e tij ai ka shkruar se unë kam shkuar në shtëpinë e tij, madje më janë thyer dhe helikat me të cilat jam ngritur prapë në fluturim, kjo është e pamundur të ndodhë.

Marrëdhëniet me Berishën
Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me asnjë sepse nuk ma lejon ligji. Unë i kam shërbyer kombit. Dhe kjo s’ka lidhje me mua, ka lidhje me ata të cilët më kanë përdorur për të arritur qëllimet e tyre. Sipas Topit, në librin e tij shkruhet se presioni ka ardhur nga Sali Berisha që këtë gjë e kam mësuar në vitin 2018. Të gjitha këto mashtrime janë të poshtra dhe të ndyra.

Padi në Gjykatën e Tiranës
Natyrisht që do ta çoj ish-Presidentin në gjykatë për një padi për shpifje. Si mundet të bëjë këto shpifje ish-komandati im tek i cili kam pasur një tjetër besim. Ata kanë përfituar nga heshtja ime, fjalët e Bamir Topit janë të kundërta nga ato që thotë bashkëshortja. Por të gjitha gjërat janë më dokumenta dhe unë jam gati të përballem. Ai thotë që ka një dëshmitar, pse nuk e nxjerr? Kush është ky dëshimtar që e ka thënë këtë gjë, edhe politikani që i paskam shërbyer? Jam gati të përballem. Por unë e di që Bamir Topi nuk ka asgjë me mua ai e ka për qëllimet e tij.

Helikopteri në funksion të videoklipit
Ai (Topi) është shprehur që në helikopter ka femra dhe kjo është disa ditë pas fluturimit përkatësisht në datën 18.04.2013. Është një klip i cili ka shëmtuar punën e ushtrisë. Ajo nuk është pjesë e klipit por pjesë që i ka shërbyer ushtria gjatë klipit. Në datën 18 Sekretari i Përgjithshëm Edvin Kulluri më ka bërë mua një kërkesë për bashkëpunim me MaxProduction, për ambientet e bazës jo për fluturim. Ajo zonjë më ka kërkuar fluturim të cilat konsiderohen sekret dhe duhet një urdhër i posaçëm. Kështu që kjo punë ngeli këtu.

Komandati i forcave ajrore më pas më kanë dhënë në rrugë verbale urdhrin për të bërë fluturimin. Dhe më pas, disa ditë më vonë më ka dhënë këtë urdhrin në të cilin do të bëhej thjesht një varje e cila në gjuhën teknike është vetëm 1 m e 30 cm, në datën 26 ka ardhur ky urdhër. Unë e ka kundërshtuar këtë gjë por nuk është marrë parasysh sepse më është bërë një urdhër me fax mesazh. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë fluturim dhe nuk e kam udhëhequr atë mision por ka adhur një grup i posaçëm, nga forca ajrore. Kjo është ajo femra që ka qenë në helikopter që zoti Bamir Topi më akuzon mua dhe të tjerët për një femër të panjohur në helikopter

Fillesa e përplasjeve
Zanafilla ka filluar shumë më shpejt se kjo, rreth një muaj më parë. Pikërisht ky ish-komandant i forcave ajrore më ka kërkuar të bëja veprime të cilat binin ndesh me ligjin dhe kishin një kosto të lartë financiare duke me treguar shpesh për pozicionin e tij hierarkik. Dhe kjo është arsyeja pse unë i kam ruajtur dokumentet. Më kanë kërkuar një aferë korruptive. Në 23 maj të 2013 unë jam shkarkuar nga detyra dhe të njëjtat gjëra kanë vijuar dhe pas largimit nga detyra.

U bëjë thirrje që të bëhen human dhe të mos shkelin njerzit. Këto janë emërime që i bëjnë partitë në një kohë kur ne i shërbejmë kombit. Si mund ta lexosh një libër të tillë kur unë dal dhe hedh poshtë 4 faqet e tij se janë gënjeshtër, po gjithë ato faqe. Në këtë vend nuk merret asgjë parasysh. Më kanë thirrur por unë ju kam thënë që kjo gjë nuk ka nevojë për ekspert, kjo ka nevojë vetëm për verifikim. Kanë arritur deri atje sa Komanda e Forcës Ajrore e ka çuar këtë çështje edhe në Prokurori për fluturimin mbi shtëpinë e ish-Presidentit dhe kjo çështje nuk ka filluar.

Ndërkohë për mua janë marrë masa duke më shkarkuar nga detyra pa motivacion. Nuk ka asnjë arsye ligjore sepse fluturimi është bërë me urdhër. Çështja do të vijojë më tej deri në Gjykatën e Tiranës. Jo nuk kam marrë asnjë mbështetje nga Sali Berisha. Ky është kontakti i parë me mediat dhe njerëzit, këto dokumentet i ka parë vetëm gruaja dhe fëmijët e mi. Unë jam dëmtuar në imazh, më kanë fyer. Unë dhe kolegët e mi me pagesa qesharake që trajtohemi në mënyrë qesharake. Ky është shteti shqiptar dhe mënyra se si ai sillet. Unë sjam kopetent për këtë çështje por hapësirat e ligjit do t’i shfrytëzoj. Nëse kam të drejtë ligji le të ma jap, kurse në të kundër le të dënohem.

******

Çfarë shkruan Bamir Topi në librin Nocturn
“Të urdhëruar dhe nën presion, Sokol Çuni dhe piloti i ri, Donald Hoxha, i cili do të gjente vdekjen dy vjet më vonë në një aksident ajror mbi liqenin e Shkodrës, u ngritën në fluturim vetëm me një urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, si një fluturim rutinë, në një ditë të diel, pa urdhrin me shkrim të komandantit epror Dhori Spirollari, i cili ndonëse nuk kishte kurajën ta ndalonte këtë aventurë, mbrojti veten duke mos lënë gjurmë me firmën e tij, për një fluturim ku gjërat do të komplikoheshin gjatë rrugës…”

Tags: BAMIR TOPIhelikopterilibri i bamir topitsokol çuniZajmina Vasjari

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Notre Dame në flakë, Meta:Trishtim, uroj sa më pak dëme

Ilir Meta: Gati të dekretoj datë tjetër për zgjedhjet vendore

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In