Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FMN propozon planin prej 50 miliardë dollarësh për t’i dhënë fund pandemisë

by mapo.al
21/05/2021
in Aktualitet, Bota
0

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka propozuar një plan prej 50 miliardë dollarëve për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, duke vënë si synim vaksinimin e të paktën 40 për qind të popullsisë deri në fund të vitit 2021.

“Propozimi ynë ka synim, parashikon kërkesat financiare dhe prezanton veprimet pragmatike”, ka thënë Kristalina Georgieva, udhëheqëse e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në Samitin Global të Shëndetësisë, të mbajtur në Romë.

Plani parasheh që të paktën 60 për qind e popullsisë në botë të vaksinohet deri në fund të vitit 2022.

Autorët e raportit kanë thënë se tashmë dihet se kriza ekonomike nuk përfundon pa i dhënë fund krizës shëndetësore.

“Tash e sa kohë ne jemi paralajmëruar për divergjencë të rrezikshme të fatit ekonomik”, ka thënë Georgieva.

“Kjo gjë vetëm do të përkeqësohet teksa zgjerohet hapësira në mes të shteteve të pasura, që kanë qasje në vaksina, dhe atyre që varfra që nuk kanë këtë mundësi”.

Në fund të muajit prill, më pak se 2 për qind e popullsisë në Afrikë është vaksinuar derisa më shumë se 40 për qind e popullsisë në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 20 për qind e popullsisë në Evropë, ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ka thënë FMN-ja.

Për të zvogëluar dallimet në qasje në vaksina, FMN-ja ka theksuar nevojën për subvencione shtesë për skemën COVAX – e cila është krijuar për të ndarë vaksina në vendet e varfra.

Plani prej 50 miliardë dollarëve është një kombinim i të paktën 35 miliardë dollarëve në subvencione, plus burimet nga qeveritë, si dhe fonde tjera, ka thënë mes tjerash FMN./REL/

Tags: FMNpandemisëpër t'i dhënë fundprej 50 miliardë dollarëpropozon planinrel

JU SUGJEROJME

Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
Aktualitet

Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës

06/07/2022
Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja
Aktualitet

Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja

06/07/2022
Pas shoferit ndërron jetë edhe mjeku i urgjencës, ishte fejuar pak muaj më parë
Kosova

Pas shoferit ndërron jetë edhe mjeku i urgjencës, ishte fejuar pak muaj më parë

06/07/2022
Protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë
Bota

Protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë

06/07/2022
Next Post
44-vjeçarja ndërron jetë pak orë pasi u vaksinua me Astra-Zeneca, nisin hetimet

Greqi- 56 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja nga koronavirusi në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
  • Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja
  • Detaje/ Zjarri në Spitalin e Fierit, pacientët dalin jashtë të tmerruar
  • Për pak sa nuk u mbyt në plazhin e Vlorës, 50 vjeçarja në gjendje të rëndë në spital
  • Kujdes! Bllokohet rruga Burrel-Klos



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In