Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FMN-Qeverisë: Frenoni investimet ambicioze, merruni me vaksinimin e rindërtimin

by mapo.al
12/06/2021
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një deklaratë pas përfundimit të misionit në distancë me Shqipërinë, i ka rekomanduar qeverisë që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontigjencën.

Fondi tha se ekonomia u tkurr nga pandemia m ë pak sesa pritej, por, pasiguria mbi perspektivën e rritjes mbetet e konsiderueshme. Fondi i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më shpejt “Një Strategji e shëndoshë afatmesme për të Ardhurat”.



Sipas deklaratës zyrtare për shtyp, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e Yan Sun, zhvilloi një mision në distancë me Shqipërinë gjatë periudhës 7-11 qershor.

Në përfundim të këtij misioni, Sun lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Aktiviteti ekonomik i Shqipërisë në vitin 2020 u tkurr shumë më pak sesa pritej fillimisht, duke reflektuar turizmin e rritur vendas dhe rajonal, mbështetjen e politikave dhe rindërtimin nga tërmeti, si dhe mungesën e një mbyllje të dytë. Në vitin 2021 rritja parashikohet të rikthehet në 5.3 përqind si rezultat i rimëkëmbjes së sektorëve të prekur nga pandemia si dhe vijimi të aktivitetit të rindërtimit pas tërmetit. Sidoqoftë, pasiguria mbi perspektivën e rritjes mbetet e konsiderueshme. Inflacioni është rritur nga çmimet më të larta ndërkombëtare të mallrave të bursës, por është ende shumë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe presionet inflacioniste kanë mbetur të ulëta“.

“Në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen përmes masave të përkohshme dhe të mirë-shënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë. Do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontigjencën.

Në këtë kontekst, objektivi i vitit 2021 për një deficit primar prej 65 miliardë lekësh (rreth 3.8 përqind e PBB-së) është i mjaftueshëm për të siguruar mbështetje për ekonominë. Një stimul shtesë duhet të merret parasysh vetëm në rast se rimëkëmbja e pritshme nuk materializohet. Nëse do të ketë të ardhura shtesë, ato duhet të kursehen. Për të ndihmuar rindërtimin e hapësirës së nevojshme të politikës fiskale sapo rimëkëmbja të jetë në një rrugë të mbarë, inisiativat e planifikuara nga autoritetet shqiptare duhet të jenë në përputhje me objektivin e arritjes së një ekuilibri primar fiskal pozitiv deri në vitin 2023 dhe të mbështeten nga një kuadër i besueshëm buxhetor afatmesëm”.

“Një Strategji e shëndoshë afatmesme për të Ardhurat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ecja përpara me këtë reformë të kahershme duhet të ndihmojë gjithashtu në krijimin e burimeve të nevojshme për të arritur objektivat e zhvillimit të Shqipërisë. Reforma të tjera prioritare që duhet të ndiqen me më shumë këmbëngulje përfshijnë përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike dhe rritjen e monitorimit dhe menaxhimit të rreziqeve fiskale në rritje, veçanërisht nga partneriteti privat publik, ndërmarrjet shtetërore dhe garancitë qeveritare. Së fundmi, ndonëse e justifikueshme menjëherë pas tërmetit, përdorimi i procedurave të kufizuara në tenderat për rindërtim duhet të ndërpriten dhe fondet e rindërtimit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve adekuate të menaxhimit të financave publike”.

“Ne mbështesim qëndrimin e politikës monetare lehtësuese të BSH, pasi presionet inflacioniste mbeten të dobëta dhe pritjet për inflacionin të mireankoruara. Sistemi bankar mbetet likuid dhe i qëndrueshëm. Vigjilenca e vazhdueshme, me një vëmendje të veçantë për kreditë e ristrukturuara, do të jetë kyçi për zbulimin e hershëm të ndonjë pike të dobët. Vendimi i BSH për t’i dhënë fund relaksimit të përkohshëm të klasifikimit të kredive dhe rregullave të provigjionimit është i mirëpritur. Për të ruajtur mirëkapitalizimin e bankave derisa të dihet ndikimi i plotë i pandemisë në cilësinë e aktiveve të tyre, BSH duhet të vazhdojë të kufizojë shpërndarjen e dividendëve“.

Vlerësimet kryesore

Rimëkëmbja ekonomike ka nisur, megjithëse ka ende pasiguri të konsiderueshme për shkak të ecurisë së pandemisë.

Politika fiskale në vitin 2021 siguron mbështetjen e duhur për ekonominë. Nismat e reja të shpenzimeve nga autoritetet duhet të mbështeten nga masa për rritjen e të ardhurave që janë në përputhje me një konsolidim fiskal të besueshëm afatmesëm, në mënyrë që të rindërtojë hapësirën e duhur për politikën fiskale.

Politika monetare duhet të mbetet mbështetëse, duke pasur parasysh që presionet inflacioniste mbeten të ulëta dhe pritjet për inflacionin duhet të jenë të mirëankoruara. Rezervat e kapitalit të bankave duhet të ruhen derisa të dihet ndikimi i plotë i pandemisë në cilësinë e aktiveve bankare./ Monitor

Tags: FMNKoronavirusipandemiarindertimivaksinimi

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
‘Bëni komente pozitive te FB-ja e Ramës’, Luçiano Boçi nxjerr sms-të e mësuesve…

Ekspertët e "dashurisë" dhe Turi i Matematikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In