Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FMN: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

by mapo.al
17/05/2021
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet, qytetarët e të cilave mund të blejnë më pak mallra dhe produkte në Europë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e tyre vjetore për frymë (pa përfshirë shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik). Të dhënat janë përditësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që publikon treguesin e prodhimit të brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për frymë. Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtë fuqi blerëse mbi prodhimin e brendshëm bruto (PBB) si një dollar amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sipas FMN-së, në Shqipëri, prodhimi i brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për vitin 2020 ishte 14.2 mijë dollarë, shifër që është 5.5% më e ulët sesa Bosnjë Hercegovina, që renditet para nesh dhe 32-33% më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë. Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30% më i ulët.



Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë, lë pas vetëm Armeninë (93), Ukrainën (95), Moldavinë (98). Ndërsa Kosova është absolutisht më e varfra e Europës, me 11.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, duke u renditur në vendin e 108 në botë. Nga rajoni kryeson Mali i Zi, në vendin e 70 dhe me 19.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, e ndjekur nga Serbia (71), me 19.1 mijë dollarë amerikanë. Maqedonia e Veriut është e 79-a, me 16.7 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Për shkak të rritjes me ritme më të shpejta të viteve të fundit, edhe Bosnjë Hercegovina renditet para Shqipërisë, në vendin e 83, me 15 mijë dollarë ndërkombëtarë. Në raport me vitin e mëparshëm të ardhurat e shqiptarëve, të matura sipas treguesit të barazisë së fuqisë blerëse, kanë rënë me 2.1%, si rrjedhojë e pasojave që pandemia e Covid-19 dha në Shqipëri.

Ndërsa në 2020-n, ky tregues pritet të arrijë në 15.2 mijë dollarë ndërkombëtare për frymë (me rritje 7.2%). Në krahasim me mesataren e Europës Perëndimore, të ardhurat e shqiptarëve, të matura në dollarë amerikanë për frymë janë 3.3 herë më të ulëta (mesatarja e Europës perëndimore ishte 47.7 dollarë amerikanë në 2020-n).

Ndërsa në Kosovë, ky tregues është 4.2 herë më i ulët se mesatarja e Europës Perëndimore. Vitet e fundit, Shqipëria pothuajse ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara.

Shqipëria ka bërë përpara nga 2008-a deri në 2011-n, kur prodhimi i brendshëm për frymë, sipas fuqisë blerëse u rrit nga 25% e mesatares europiane në 30%. Më pas, mbeti në vend dhe në 2019-n, treguesi ishte sa 31% e mesatares së BE-së. Në raport me shtetet e tjera të rajonit (pa përfshirë Kosovën), Shqipëria vijon të jetë e fundit në Europë. Ecurinë më të mirë e ka shënuar Mali i Zi, që ka arritur në 50% të mesatares së BE-së në 2019. Hendeku mes dy shteteve fqinjë është thelluar në 19 pikë përqindje, nga 17% në 2008-n./monitor/

Tags: FMN

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
Kronika

Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve

06/02/2023
“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
Kronika

“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Next Post
Koronavirusi/ Valë shkatërruese, mbi 4 mijë viktima në 24 orët e fundit në Indi

Koronavirusi/ Valë shkatërruese, mbi 4 mijë viktima në 24 orët e fundit në Indi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In