FNSH të ndihmuar nga Drejtoria Vendore kanë zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrëshen, ku mësohet se janë shoqëruar disa persona.
Sipas burimeve, ky aksion është zhvillur për të evidentuar dhe arrestuar persona që kryejnë apo janë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Aksioni dhe kontrollet janë përqendruar tek kultivuesit e kanabisit si dhe tek personat që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm me lojërat e fatit.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Lezhës lidhur me rezultatet e operacionit.