Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është liruar nga komisariati i Burrelit afro një orë pasi u shoqërua për incidentin në KZAZ-në nr 16. Policia mohoi të ketë shoqëruar znj. Çupi, por PD-ja e përgënjeshtroi duke publikuar edhe foto të shoqërimit të ish-deputetes si dhe kryetares së FRPD-së, Denisa Vata.
Më poshtë, lajmi i orës 15:00 për shoqërimin e Çupit
Dhjetëra efektivë të FNSH-së kanë rrethuar qytetin e Burrelit, pas thyerjes së KZAZ nr.16 nga mbështetës të opozitës. Raportohet për disa persona të shoqëruar. Mes të ndaluarve nga policia është edhe ish-deputetja e PD-së në Mat, Dhurata Çupi si dhe kryetarja e FRPD-së, Denisa Vata.
Ndalimet vijnë pasi mesditën e sotme administrata e Bashkisë Mat dhe mbështetës të opozitës hapën ambientet e KZAZ nr.16 duke nxjerrë prej aty materialet e votimit. E njëjta situatë ndodhi edhe në Bashkinë Klos.
Lexo edhe: Policia shpall në kërkim ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia