Aktualitet

Meta: Si po instalohet “grushti i shtetit” përmes KÇK-së, s’ka nevojë për tanke e gaz…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 17/02/20 |
mapo.al

Platforma Anti-KÇK e miratuar nga qeveria me akt normativ, për kreun e shtetit Ilir Meta është një përpjekje për të instaluar grushtin e shtetit dhe për këtë ai dha edhe shpjegimin e tij se si po bëhet, në konferencën e jashtëzakonshme mbajtur për mediat këtë të hënë.


“KÇK është përpjekje për të instaluar grushtin e shtetit, me ca letra bën grusht shteti, nuk ka nevojë për tanke dhe gaz, me ca letra mbyllet çdo gjë më një dorë, pronat, të drejtat, paratë, sovraniteti, vetë Ali vetë Kadi, ka vetëm maliq nuk ka ligj”.



Madje Meta paralajmëroi se në vijim ai do dalë me dekrete, të cilat tha se i përgjigjen këtij grushti shteti.


“Presidenti grushtit të shtetit i përgjigjet me dekrete dhe do të keni së shpejti dekreti, dhe së dyti ti drejtohet shqiptarëve në mbrojtje të kushtetutës se ajo garanton unitetin tonë, pavarësisht se dikush është nga veriu nga jugu, apo feja, dhe përkatësia politike”.

Në fund të fjalës së tij, Meta foli për një grup njerëzish që sipas tij kërkojnë ta kthejnë vendin në një burg me ngjyra. “Është një grusht njerëzish që përmes grushtit të shtetit kërkon ta kthejë këtë vend në një burg të madh por me ngjyra”.

Këtu është ku thërret qameti”, tha Meta ndërsa u pyet për bashkitë që janë pa kryetar, por nënvizoi që mediat duhet të përqëndrohen tek çështje e Gjykatës Kushtetuese për të cilën ai foli, e të mos shpërqendrohen me ato që i quajti “shashka të qëllimshme mafioze”.


Etiketa: , , ,

Pas