Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ e Burrelit deklaroi këtë mbrëmje se Edi Rama merr më 11 dhjetor, në ditën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë ndokush këto 30 vite.
Berisha i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD të japin dorëheqjen e të mos rrijnë si skllevër të Bashës, por t’i bashkohen këtij Kuvendi.
Më tej, ish-lideri demokrat u shpreh se pengu i Ramës, Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme 30 vitet e fundit në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve dhe pluralizmit politik, do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi.
Berisha tha se Basha është bërë varrmihësi i shpresës së vrarë nga Edi Rama.
“I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si sklllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj. Mafia e George Soros e cila bëri gjithçka për të shtruar opozitën shqiptare në një ministri të narkoshtetit, do të dështojë, dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria, forcat konservatore në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë.
Kanë qenë vite të vështira, ku ju keni derdhur lumenj djerse, ku ju u varfëruat në mënyrën më të shpejtë që mund të ndodhë, fëmijët tuaj u larguan masivisht nga Shqipëria, vite të cilat krimi dhe droga bëjnë ligjin në rrugë, qytet e fshat, bëjnë ligjin në parlament, qeveri e kudo, kërcënojnë përditë jetë njerëzish, prona dhe vende pune”, tha Berisha,