Aktualitet

‘Foltorja’/ Gratë: Basha i vetëm në shtëpi! Berisha: Heshti për Suel Çelën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:05 - 22/11/21 |
mapo.al

Gratë e Forumit Demokrat kanë shprehur mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.






Një prej grave e cilësoi Bashën si te filmi “I vetëm në shtëpi” dhe duke qenë kështu synon të vijë në pushtet.


Kjo ishte batuta një prej grave demokrateve që solli dhe duartrokitjen e grave në sallë.







“Ashtu si filmi i vetëm në shtëpi, e kam parë atë filmin, si mendon se do të marrim pushtetin. Jam e lumtur që më kanë përjashtuar”, tha ajo.




Por Berisha nga foltorja me gratë shfrytezoi mundësinë që të reagojë ndaj akuzave të lëshuara nga Basha se u mbështet nga Suel Çela në mbledhjen e firmave. “Denoncoj me përçmim se ndaj jush janë bërë presione dhe janë përdorur banditë, në Librazhd dhe këtu,se Sali Berisha ka në librarinë dixhitale 26 statuse që denoncon e emër Suel çelkën dhe bandidtët e Elbasanit. Ata nuk kanë kërcënuar mua nodnjëherë.

Nuk gjen dot një status të Lulzim Bashës që të ketë denoncuar këtë apo ndonjë banditë tjetër. Thërriste në bulevard pa përmenduar një herë të vetme kryebanditin e vetëm, Edi Ramën. E une i thosha se si ka mundësi që ti nuk e denoncon një herë të vetme, e më thoshte se unë kështu e kam.

Por kështu nuk është kështu opozita, ndaj në këtë kontekst ne rikthehemi fuqishëm këtu. Ne do ridimensojmë në të gjitha institucionet e rolin e atyre”, tha Berisha.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas