Aktualitet

Foltorja në Shkodër, Berisha ‘sulme’ qeverisë: 8 vite papërgjegjshmëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 01/10/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban sonte ‘Foltoren’ e radhës, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD nga Lulzim Basha. Kjo, një nismë sipas Berishës, për një PD më të fortë e më të bashkuar se kurrë






Mes demokratëve të Shkodrës, ish-kryeministri i vendit e nisi fjalimin duke sulmuar qeverinë e Edi Ramës ku tha se për 8 vite ky qytet si të tjerat, ka qenë nën regjimin e narkoshtetit.


Berisha tha se s’do gjeni në histori qeveri që i ka diskriminuar më shumë se qeveria e Edi Ramës. Berisha u shpreh se ky regjim ka ulur pagat krahasuar me vendet e Rajonit.







Më tej, Berisha tha se në 8 vite qeverisje Edi Rama ka ndërtuar gjithsej 34 km autostradë, gjysmë të përfunduara sepse ka tetëfishuar çmimin e punimeve publike dhe 15-fishoi tenderat sekretë.

Lexo edhe :  Detaje/ Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër, ndalohen dy të dyshuar



“Ndërkohë borxhi ka kaluar nga 62.6% që ishte, në mbi 80%” – tha Berisha.



Ish-kryeministri përmendi edhe vdekjet e larta nga pandemia COVID-19, ndërsa shtoi se shumë shkolla janë mbyllur prej keqqeverisjes.

Berisha theksoi se çdo javë dëgjojmë rekorde të zeza prej kësaj qeverie, ndërsa për integrimin drejt BE, ish-kryeministri tha se qeveria aktuale ka pasur një sjellje të papërgjeshme.

1


Etiketa: , ,

Pas