Aktualitet

‘Foltorja’ sot në Elbasan, Berisha: Ju ftoj në orën 18:00 te Teatri Skampa














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 08/10/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët ditën e sotme të marrin pjesë në foltorën e radhës për PD-në, në qytetin e Elbasanit.






Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se takimi do të mbahet në orën 18:00 në sallën e Teatrit Skampa.


“Sot ne ora 18:00 ne Sallen e Theatrit Skampa te Elbasanit mbahet “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashuar, me te forte, me te hapur. Interes i jashtzakonshem. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Rrofte Elbasani! “, shkruan Berisha.










Ky është takimi i shtatë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Besnik Mustafaj: Berisha po zgjon PD-në, dy kuvendet karikaturale


Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas