Galeri

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim – AADF: Kërkesë për Ofertë






               Publikuar në : 11:25 - 25/01/19 |
mapo.al

Kërkesë për Ofertë


Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim u krijua në 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve me mbështetjen dhe inkurajimin e USAID dhe Qeverisë së shtetit Amerikan. Misioni i fondacionit është të mundësojë një zhvillim të qëndrueshem të sektorit privat si dhe një shoqëri demokratike në Shqipëri, duke investuar në fushat e edukimit, sipërmarrjes, zhvillimit të lidershipit, kulturës dhe eko-turizmit.

Si rrjedhojë e zgjerimin të projektit CleanScore AADF ka nevojë për shërbimin e vënies së stafit në dispozicion. Për këtë ftojmë të gjithë Agjencitë e specializuara në shërbimet e burimeve njerëzore, me eksperiencë në shërbimin e vënies në dispozicion të stafit që përmbushin kriteret e konkurimit të dërgojnë ofertat e tyre.

Shërbimi i vënies në dispozicion do të funksionojë përgjatë gjithë vitit si një sherbim mujor i menaxhimit dhe pageses se burimeve njerëzore per llogari te AADF.  Detaje gjenden ne Termat e References.

Për të marrë Termat e Referencës, ju lutem dërgoni email në adresat e shënuara [email protected] dhe [email protected]

Afati përfundimtar për dërgimin e ofertave është 14 Shkurt 2019 ora 16:00,

Ofertat mund të sillen pranë zyrave të AADF dorazi ose me email në adresat e lartpërmendura.

 



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas