Njoftime

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF): Thirrje për aplikime për Programin “LEAD Albania 2022”









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 06:52 - 18/02/21 |
mapo.al

 



 


Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) hap thirrjen për aplikime për Programin “LEAD Albania 2022”, i konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj e të talentuar shqiptarë një përvojë njëvjeçare të drejtpërdrejtë në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë, duke e vendosur përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar në kabinetet e titullarëve të institucioneve të qeverisjes qëndrore (Kryeministri dhe Ministri), Institucioni i Presidentit, në Bashkinë Tiranë, dhe në kabinetet e titullarëve të institucioneve të reja qeverisëse të Sistemit të Drejtësisë.



Kjo përvojë pasurohet gjithashtu me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë eksperiencën e punës së përfituesve nëpërmjet seminareve dhe takimeve me temë si: integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika të jashtme, politika të sigurisë, zhvillimi i kompentencave sociale dhe aftësive të lidershipit. Programi do të mbulojë për secilin individ të përzgjedhur shpenzimet që lidhen me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave në institucionin ku do të vendosen.


Kushtet për të aplikuar

Për të aplikuar në programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë).
  • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm.
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vite përvojë pune. Në rast përfundimi të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar është tre vjet.
  • Programi nuk ka kufizime moshe por është krijuar për t’u dhënë pjesëmarrësve përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre.
  • Personat të cilët punojnë aktualisht në Kryeministri dhe Ministri, në Institucionin e Presidentit, në Bashkinë Tiranë dhe në Institucionet e reja qeverisëse të Sistemit të Drejtësisë, nuk mund të aplikojnë.

Profili i kandidatëve

Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhje:

  • Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë
  • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme
  • Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile
  • Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip.

Cilësi të tjera të rëndësishme përfshijnë:

  • Aftësi shumë të mira në të shkruar
  • Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze
  • Qëndrim pozitiv
  • Aftësi të mira menaxhuese
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale
  • Nivel të mirë ekspertize në fushën e propozuar si fokus në kuadër të Programit

Procedura e aplikimit

Aplikimi kryhet vetëm online. Informacione të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e internetit www.aadf.org/lead. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 15 Mars 2021, ora 17:00.

Nuk do të konsiderohen të vlefshme aplikimet e paraqitura dorazi apo me email.

 

 

14



Pas