Iniciativa humanitare e modeles Xhesika Berberi, që mblodhi rreth vetes një grup të rinjsh, është finalizuar me mbledhjen e fondeve për rindërtimin e dy shtëpive. I ftuar në studion e “Stay Tunned”, me gazetaren Valbona Mhilli , Erind Bejko, drejtor i Bashkëpronësisë dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, tha se ka nisur ndërtimi i dy shtëpive, njëra në Ndroq dhe tjetra në Petrelë.
Bejkogjithashtu shprehet se është bërë pjesë e nismës së modeles Xhesika Berberi, një grup që më pas u rrit pasi iu bashkuan edhe të rinj të tjerë. Bejko tha se falë sensibilizimit të lartë janë mbledhur fonde edhe për rikonstruksionin e një shtëpie të tretë në Baldushk.