Pas kërkesës së Partisë Demokratike për mbrojtje, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe të policisë kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje selinë e Partisë Demokratike.
Raportohet për 12 të ndaluar për akte dhune dhe dëmtim të pronës.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga ambjentet e selisë së Partisë Demokratike duke e vazhduar marshimin e tyre në bulevard dhe në zonën afër selisë së Partisë Demokratike.
Pas ndërhyrjes së policisë, Berisha ka folur para gazetareve duke cilësuar ndërhyrjen e policisë të pa precedent.
Sot narko – qeveria dhe narko – opozita janë e njëjta gjë, ne sot do të shpërndahemi, por protesta vijon, do të kujdesemi për të plagosur dhe të shoqëruarit – theksoi ai.