Ushtarakët rusë janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit, në qendër të qytetit.
Ata kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim.
“Banorë kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”
Korrespondentët e BBC në Kiev raportuan më herët se kishin dëgjuar të shtëna armësh, megjithëse ata shtojnë se është e pamundur të dihet se çfarë nënkupton në këtë pikë. Ata thonë se tani dëgjojnë edhe shpërthime më të forta.