SHKODËR – Forcat xheniere të mbërritura nga Tirana çaktivizuan pakon e dyshimtë poshtë automjetit të Suad Licit, administrator i klubit të futbollit Vllaznia. Ekspertët konstatuan rreth 150 gr tritol e mbështjellë me letër natriban, e lidhur me një fitil dhe gati për të shpërthyer.
Brenda pakos është konstatuar se fitili përcjellës është ndezur, pasi konstatohen shenjat e djegies, por tritoli nuk është aktivizuar.
Vendosja e eksplozivit mendohet se është bërë gjatë orëve të natës. Lënda shpërthyese është dërguar në laborator për analiza të mëtejshme. Lici konstatoi në mëngjes rreth orës 08:56 minuta se poshtë automjetit të tij tip “Benz” me targa AA311SH kishte diçka të dyshimtë. Ai njoftoi menjehrë forcat e rendit të cilat rrethuan zonën edhe bënë të mundur krijimin e një perimetri sigurie.
Vetë administratori i Vllaznisë, Lici u shpreh se nuk ka konflikte me njeri. Ai kërkoi që segmentet e krimit të organizuar të qëndrojnë larg sportit në Shkodër, ndërsa theksoi se kjo ngjarje nuk e tremb. Në krah të Licit doli kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila u shpreh se situata në kryeqendrën e veriut nuk është e qetë.
LEXO EDHE:
Shkodër – Tritol në automjet administratorit të Vllaznisë, Suad Lici (VIDEO+FOTO)
Tritoli në makinë, Suad Lici: Nuk më tremb asgjë, krimi të rrijë larg sportit (VIDEO)