Aktualitet

Forcohen dyshimet – Dalin pamje të lakuriqëve të natës në laboratorin kinez














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:45 - 15/06/21 |
mapo.al

Është ende një mistër origjina e koronavirusit që ka vrarë mbi 3 milionë e 800 mijë veta në gjithë botën. OBSH-ja nuk e ka përjashtuar teorinë se mund të jetë një aksident laboratorik.






Pamje të reja tregojnë se shkencëtarët kinezë po i studionin prej vitesh lakuriqët e natës, gjitarët që dyshohet se e përhapën sëmundjen.


Teksa shtohen thirrjet për hetimin e origjinës së kovidit-19, vazhdon edhe teoria se koronavirusi i ri ka dalë aksidentalisht nga laboratorët kinezë.







Televizioni “Sky NeWs” për Australinë publikoi të martën pamje ekskluzive brenda Institutit të Virologjisë të Uhanit, qytetit ku në fundin e 2019-ës u zbuluan rastet e para të infektimit.



Në pamje duken shkencëtarët duke studiuar e duke ushqyer me krimba lakuriqët e natës brenda ambienteve të laboratorit në maj 2017.



Teza se sëmundja u përhap nga lakuriqësit është hedhur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por pas hetimeve në terren ekipet e ekspertëve e përjashtuan skenarin që kjo të kishte ndodhur brenda laboratorit kinez.

Lexo edhe :  243 të shtruar në spitalet COVID, humb jetën gruaja e vaksinuar

Në kronikën e televizionit australian pretendohet se Instituti i Wuhanit menaxhonte një databazë me 15 deri 17 mijë mostra lakuriqësh nate, por ajo databazë u zhduk papritur nga faqet e internetit në shtator të 2019-ës, pak muaj përpara shpërthimit të epidemisë së përgjithshme.

Një nga ekspertët e ekipit të caktuar nga OBSH-ja tha këtë muaj se kur kishin vizituar Institutin e Uhanit, nuk e kishin pyetur a mbanin lakuriqës për studim sepse kjo do të ishte gjë normale për laboratorë të kalibrit si ai kinez.

Në samitin që u mbajt fundjavën e shkuar, liderët e 7 vendeve më të zhvilluara në botë kërkuan një hetim transparent, të udhëhequr nga ekspertë dhe të bazuar në shkencë, dhe të vlerësojnë edhe një herë konkluzionet paraprake të OBSH-së në lidhje me origjinën e Covid-19.

1


Etiketa: , , , ,

Pas