Ford po rihyn sërish në garë për supermakinat, pasi prezantoi në panairin e madh të Detriotit versionin e ri të modelit GT.
Dhe nuk zhgënjeu.
Mediat u fokusuan tek makina me 600 kuaj fuqi dhe një motor turbo V6 ‘eco-boost’.
Çmimi i makinës është pak a shumë sa një Lambo Aventador, rreth 390 mijë dollarë.
Makina do jetë në shitje në fund të vitit që vjen.
Kjo do shënojë 50- vjetorin e performancës së parë të makinës GT40.