Kombëtarja e Kosovës është e mobilizuar deri në pikën e fundit, ku kërkon pikët e para në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Europian 2020 në futboll. Të gjitha rrugët çojnë sot për në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova pret Bullgarinë. Kosova vjen pas një serie të mirë të rezultateve dhe barazimit të fundit me rezultat 2:2 në miqësore kundër Danimarkës së fortë, kurse Bullgaria në ndeshjen eliminatore barazoi 1:1 me Malin e Zi. Futbollistët janë të mobilizuar në çdo aspekt dhe sot në (20.45) kërkojnë pikë, që t’i gëzojnë tifozët dhe gjithë popullin shqiptar.
I madh dhe i vogël kanë fokusin nga ndeshja Kosova-Bullgaria. Sfidë që pritet me drithërime, por djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes zotohen për rezultat të favorshëm ose siç thuhet në zhargonin sportiv: O jetë o vdekje. Challandes tha se është i kënaqur me lojën që Kosova e bëri kundër Danimarkës, por se takimi me Bullgarinë do të jetë krejtësisht ndryshe.
Sipas parashikimeve të mundshme Kosova do të luajë me këto formacione:Dy futbollistët kosovarë të Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë. Megjithatë, mesfushori Kryeziu duket në gjendje më të mirë dhe sipas të gjithë gjasave ai do të jetë në formacionin startues.Ndërsa për Kolollin edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht që ai do të mungojë, duket se sfida kundër Bullgarisë do të jetë shumë herët për të.Trajneri Bernard Challandes, pritet të bëj vetëm një ndryshim në formacion nga ndeshja e kaluar kundër Danimarkës, Besar Halimi mund të zëvendësohet nga Hekuran Kryeziu.Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.