fbpx

Sport

Formacionet/ Kosova për të vijuar ëndrrën, Challandes zgjedh titullarët





               Publikuar në : 19:55 - 14/10/19 |
mapo.alm

Kosova do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Malit të Zi në “Fadil Vokrri”, ku do të përpiqet të marrë tre pikët që të bëjë sa më shumë presion ndaj Çekisë që ka katër pikë më shumë se dardanët, por këta të fundit numërojnë një ndeshje më pak.


Së fundmi janë publikuar edhe formacionet titullare, ku Kosova rreshtohet si zakonisht me skemën 4-2-3-1. Porta dhe mbrojtja konfirmohen me titullarët e zakonshëm, ku nuk ka asnjë ndryshim nga ndeshjet e fundit.



Ndërkohë, në mesfushë Shala dhe Valon Berisha janë përpara mbrojtjes. Treshja në mbështetje të Muriqit do të përbëhet nga Rashica e Kololli nga krahët, me Celinën që do të luajë në qendër.



Etiketa: , , , ,

Pas