Aktualitet

Formacionet/ Reja i beson një debutuesi, ja 11 titullarët kuqezinj





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 14/10/19 |
mapo.al

Janë publikuar formacionet zyrtare për sa i përket ndeshjes që kombëtarja jonë do të zhvillojë në transfertë ndaj Moldavisë. Edy Reja ka bërë dy ndryshime në krahasim nga sfida me Turqinë, ku risia e formacionit është Lorenc Trashi. Mbrojtësi i Partizanit do të luajë ndeshjen e tij të parë me kuqezinjtë, ku do të mbulojë krahun e majtë, ndërsa në krahun tjetër konfirmohet Veseli.


Ndryshime dhe në mesin e fushës, ku luan Amir Abrashi, me Ledjan Memushajn që ulet në stol. Bare e Gjasula konfirmohet titullar, njësoj si treshja e mbrojtjes. Në majën e sulmit janë Cikalleshi e Manaj, me këtë të fundit që fillimisht ishte menduar se do të ishte në stol, por problemet e Balajt në gju, kanë bërë që sulmuesi i Albacetes të jetë përsëri titullar.





Etiketa: , , , ,

Pas