Nigeria dhe Argjentina do të luajnë ndeshjen e fundit në Grupin D kundër njëra-tjetrës në orën 20:00 në stadiumin “Saint-Petersburg”.
Të dy skuadrat do të tentojnë fitoren për të kaluar në fazën tjetër, por afrikanëve mund t’u mjaftojë edhe një barazim në rast se Islanda nuk fiton kundër Kroacisë.
Ndërkohë opsioni i vetëm për amerikano-latinët është fitorja.
Për këtë takim mjaft delikat trajneri Sampoali ka vendosur të ndryshojë modul.
Nga 3-5-2 i përdorur më parë ai ka kaluar në 4-4-2, me Messi-n dhe Higuan në majë të sulmit.
Formacionet titullare