Në orën 19:45 Tirana e ngjitur nga Kategoria e Parë do të bëjë debutimin në Superligë kundër Kamzës në takimin e vlefshëm për javën e parë.
Skuadra e drejtuar nga Ze Maria ka bërë disa lëvizje në merkato dhe me ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar kërkon të lejë menjëherë gjurmë.
Për t’u parë mbetet edhe paraqitja e Kamzës, që përveçse ka ndërhyrë duke bërë disa lëvizje në merkato, vjen edhe me një emër të ri në stol, por jo për kampionatin, Artan Mërgjyshi.
Formacionet zyrtare
Tirana: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Atingah, Doka, Daja, Karabeci, Maëejje, Greca, Cobbina, Yunus
Trajner: Ze Maria
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mumajesi, Zisi, Plaku, Roloviç.
Trajner: Bledar Devolli