ShowBiz

Format e bëshme të Kardashian/ Kendall: S’ndihesha pjesë e familjes






               Publikuar në : 14:20 - 18/04/19 |
mapo.al

Supermodelja Kendall Jenner është rrëfyer së fundmi për revistën ‘Telegraf’ për marrëdhënien që ka me katër motrat e saj. Ajo tregoi se për një periudhe shumë të gjatë është ndjerë se nuk përshtatej me to, për shkak të formave të tyre trupore.


“Motrat e mia kanë më shumë forma se unë”-tha modelja, duke iu referuar kështu Kim, Kourtney, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner. “Ato kanë gjoks ndërsa unë nuk kam. Kur u rrita, duke qenë se isha motra e vogël, mendoja se do isha me seksi se motrat e mia. Por pothuajse u ndjeva sikur nuk përshtatesha me to, gjatë një pjese të jetës sime”– vijoi më tej ajo.

Kendall shtoi se ende ndjehet ndryshe nga motrat e saj. “Nuk jam domosdoshmërisht si ato. Por për mua është në rregull. Ndihem në paqe me veten. Më pëlqen që jam ndryshme”– tha modelja, e cila dallon prej tyre edhe për ruajtjen e privatësisë së jetës së saj sentimentale. Deri më tani, Kendall e ka mbajtur larg syrit të mediave lidhjen me basketbollistin Ben Simmons dhe asnjëherë nuk ka postuar foto së bashku në mediat sociale.

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas