Formula 1 zakonisht nuk është më e shpejtë se kaq. Nuk e dimë se çfarë kishte në mendje, por një shofer në Austri është bërë kryelajm në shumë media.
Policia e ka ndaluar teksa e ngiste makinën e tij, një Porsche 911 GT3 me 338 kilometra në orë.
Makina, e cila kushton 150 mijë euro, ka një shpejtësi maksimale prej 318 kilometra, por shoferi austriak nuk ia ndante këmbën gazit.
Të frikësuar, shoferët e tjerë lajmëruan policinë. Oficerët nisën ta ndjekin, por nuk e ndalonin dot.
Sa për informacion, 34-vjeçari austriak ishte pranë rekordit aktual të shpejtësisë në Formula 1, vendosur këtë sezon nga Sergio Perez, me 362 kilometra në orë.
Më në fund pas një ndjekje, policia e ndaloi raketën-Porsche duke krijuar një mur lëvizës me makina.
Për ironi, shoferi i makinës nuk kishte as patentë me vete. Ai është paditur dhe rrezikon një gjobë prej mijëra eurosh.