Kryesore

Formula që propozon PS/ Gjiknuri: I pari në listën e partisë del deputet edhe me zero vota








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 28/09/20 |
mapo.al

Formula e propozuar nga PS për gjoja listat e hapura të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme, është e pazakontë në llojin e saj.


Komisioni Parlamentar i Ligjeve shqyrtoi sot dy nismat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, sqaroi se të renditurit në vendet e para në listën e kandidatëve janë më të favorizuar për t’u zgjedhur deputetë, se sa ata që ndodhen poshtë vijës, edhe pse mund të marrin më shumë vota se të parët.


Mes të tjerash teksa është pyetur nga deputeti Myslim Murrizi për faktin se kush e fiton mandatin në rastin se kandaidti i tretë merr 15 mijë vota dhe dy të parët zero, më konkretisht në Qarkun e Kukësit, Gjiknuri ka habitur me përgjigjen e tij. Ai ka pohuar se mandatin e merr ai që është i pari në listë, pavarësisht se i treti i renditur mund të ketë marrë më shumë vota se ai.



Debatet te Ligjet


Halit Valteri: Keni ndërmend të ndryshoni prapë kushtetutën? Të bëni prapë 94 vota, me variantin e tërmetit të Dibrës?


Damian Gjiknuri: Kushtetuta parashikon prag. A duhet të ishte ai në Kushtetutë? Mund të ishte dhe mund të mos ishte. Natyrshëm që të gjitha pragjet krijojnë disfavore. Në 2017 u dogj një deputet i PDIU, të cilin e penalizoi pragu. Çdo sistem ka anomalitë e tjera. Kështu që unë se rregulloj dot këtë anomali. A është pragu 3 % i duhuri?! Eja ta diskutojmë. Sa i përket listës shumëemërore, lexoni me vëmendje se çfarë thotë Kushtetuta. Ligji garanton se çdo emër, 2/3 i nënshtrohen votimit parapelqyes. Po kjo s’do të thotë se do të përkthehet në mandat. Ne kemi zgjedhur këtë formulë, formula mesatare e mandatit, pjesëtim për herësin e numrit të mandateve. Kemi hequr dorë nga votimi maxhoritar. Ne po shpikim një sistem maxhoritar me shumë zona. Dhe ne mund të bëjmë gabime, por shkoni në gjykatë Kushtetuese. Pragu krijon anomali. Shpëtim Idrizi, se po i zë emrin, po i bëj reklamë, pragu djeg individin.

Myslim Murrizi: Në Kukës i treti merr 15 mijë vota, dhe i pari dhe i dyti zero vota. Kush e merr mandatin?

Damian Gjiknuri: E merr lista e partisë, i pari i partisë.

Bashkëkryetari i mazhorancës për Këshillin Politik, Damian Gjiknuri foli edhe për pragun elektoral duke deklaruar se ai krijon disfavore si dhe mund të penalizojë.


Etiketa: , , , ,

Pas