fbpx

Aktualitet

“Fortnite”/ Adoleshenti fiton 1.2 milionë dollarë me lojën e famshme





               Publikuar në : 21:45 - 28/07/19 |
mapo.al

“E shikon që nuk i kam harxhuar kot 8 orë në ditë”? Me këto fjalë i është drejtuar të ëmës adoleshenti britanik Jaden Ashman, fitues i 1,25 milionë dollarëve pasi doli i dyti në finalen e kampionatit botëror të videolojës “Fortnite” për çifte lojtarësh.


15 vjeçari ka nisur ta luajë këtë lojë që ditën kur doli dhe kalonte deri në 8 orë në ditë i mbyllur në dhomën e tij duke u praktikuar. E ëma, Lisa Dallman, qe nervozuar shumë nga kjo sjellje, aq sa siç e pranoi dhe vetë, ia kishte një herë një Xbox në plehra.



Unë doja që të merrej me mësimet e të shikonte shkollën, ka rrëfyer ajo, por tani, triumfues djali i tregoi se përpjekjet tij nuk kanë shkuar dëm. Ashman, konkuroi nën emrin “Wolfiez” së bashku me shokun e tij të ekipit, 21 vjeçarin holandez Dave Jong.


Ata dolën të dytët, ndërsa çmimin e parë prej 3 milionë dolarësh e çuan në shtëpi Emil Bergquist Pedersen nga Norvegjia dhe partneri i tij austriak, David Ë.Dyzet milionë lojtarë u përpoqën të kualifikoheshin, sipas BBC, përgjatë 10 javëve të kësaj garë në internet.


Etiketa: , ,

Pas