Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

I ftuar në Forumet UET, CEO i “Century 21” Jonian Antoni zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me studentët e Universitetit Europian të Tiranës. Ai u paraqiti të rinjve një tablo të përgjithshme të tregut imobiliar në Shqipëri, shpjegoi arsyet e zhvillimit në vitet e fundit dhe ndau disa këshilla për ata që janë të interesuar të nisin një karrierë profesionale në sektorin e pasurive të paluajtshme

by us er1
30/03/2023
in Kryesore, Universiteti
0

Tregu i pasurive të paluajtshme duket se ka arritur bumin më të madh në historinë shqiptare të post-tranzicionit dhe në dy vitet e fundit është bërë tejet atraktiv për të rinjtë që kërkojnë të bëjnë karrierë në këtë sektor.

I ftuar në Forumet UET, Jonian Antoni – CEO i një prej kompanive më të mëdha imobiliare “Century 21” – zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës.



Ai u paraqiti të rinjve një tablo të përgjithshme të këtij tregu në Shqipëri, shpjegoi arsyet e zhvillimit në vitet e fundit dhe ndau disa këshilla për ata që janë të interesuar të nisin një karrierë profesionale në sektorin e pasurive të paluajtshme.

“Si biznes privat ju jep mundësinë e pavarësisë; jeni zot i biznesit tuaj, pavarësisht se punoi me markën apo në zyrat tona”, deklaroi zoti Antoni.

Si një markë ndërkombëtare, “Century 21”  është i përhapur në 86 shtete, kryesisht në vendet e zhvilluar, por së fundi edhe në shtete në zhvillim, si në  Afrikë apo Azi. Numëron 14 mijë e 500 zyra dhe 150 mijë agjentë në të gjithë botën. Ai është gjithashtu lider në sektorin e Pasurive të Paluajtshme në Ballkan dhe në Shqipëri.

Antoni tha se kompania që ai përfaqëson ka arritur vlera shitje në prona deri në 150 milionë euro, që përbëjnë 8 përqind të tregut të përgjithshëm të pronave dhe 35 përqind të industrisë së agjencive imobiliare. Kjo kompani kryen rreth 12 transaksione në ditë, ndër to pesë janë shitje dhe shtatë qira, ka 38 zyra dhe mbi 350 agjentë shitjesh. Mosha mesatare e agjentëve është 33 vjeç.

Mesatarisht, zbuloi Antoni, një agjent me të paktën dy vite eksperiencë në fushë fiton të ardhura  mujore rreth 1250 euro. Sipas tij, llogaritur me vlerësimet e të ardhurave mesatare në kryeqytet, janë deri në tri herë më të larta.

“Ka edhe më shumë argëtim, pasi puna në real estate ka më shumë lëvizje, nuk ka jetë monotone mbrapa një desk-u  apo skrivanie.  Është edhe  një rrugë drejt suksesit, sepse real estate është në fazat e para të zhvillimit. Deri para pesë apo gjashtë vitesh ka qenë industri e vogël dhe mendojmë se deri tani është shpalosur vetëm 30 përqind. Kemi edhe 70 përqind të tortës”, u shpreh CEO-ja i Century 21.

Ai shpjegoi më tej se agjenti imobiliar është biznes privat dhe prej vitit 2021 është i licencuar. Megjithatë, shtoi Antoni për ta bërë më të qartë panoramën, viti i parë konsiderohet si investim dhe nuk sjell shumë fryte. “Investohet njëherë dhe më pas, vijnë frytet. Po ashtu çdo muaj nis nga e para. Nuk ka rëndësi sa ke fituar muajin e shkuar. Duhet ta ndërtosh klientelën çdo muaj nga e para”, tha ai.

Ai tha se agjentët imobiliarë ndahen në katër nivele, duke nisur nga ai fillestar që arrin të fitojë një pagë minimale prej 350 eurosh në muaj.  Agjentët me dy vite përvojë në treg arrijnë të ardhura mujore deri në 750 euro, ata me mbi gjashtë vite përvojë kapin shifrën mesatare deri në 1260 euro të ardhura në muaj, ndërsa ata që kanë një përvojë mbi tetë vite në profesion arrijnë të ardhura mujore deri në 2800 euro.

Antoni i këshilloi të rinjtë që dalin në tregun e punës të zgjedhin një kompani në terma afatgjatë, që do t’u lejonte marrjen e përvojës, rritjen e të ardhurave dhe mundësinë për t’u zhvilluar më tej.

“Zgjidheni mirë karrierën tuaj. Kam qenë ndër ata që  kam bërë një gabim; kam nisur një karrierë që më jepte më shumë të ardhura kur mbarova shkollën, por jo kënaqësinë dhe përftimet e mëvonshme që më jep real estate.  Gjashtë vitet e para kam punuar në karrierë tjetër dhe e kam mendjen pak pas: sikur të kisha punuar në këtë fushë që në fillim! Vendosni nëse doni të jeni të punësuar apo biznesmenë dhe zgjidhni nivelin e riskut që do të merrni. Nëse  i merrni në drejtimin e duhur,  gjasat janë të keni sukses sa më shpejt dhe përgjithmonë.”, iu tha Antoni të rinjve.

Ai tha më tej se edhe puna sektorin e pasurive të paluajtshme kërkon kohën e vet. “Rekrutimi nga 6 deri 18 muaj, më pas krijohet përvojë. Deri në dy vite bëheni të suksesshëm, krijoni zyrën tuaj… Kemi brokera që kanë zyrën e tyre por edhe biznes; blejnë prona, shesin, investojnë.  Mbas kësaj mund të bëheni edhe ndërtues.  Me  pronat është një fushë e pafund, krijon oportunitete të reja”.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në UET, Elvin Meka, e pyeti të ftuarin mbi tendencat e tregut imobiliar në Shqipëri, që nuk i  pasqyron krizat ekonomike, por përkundrazi vetëm njeh rritje të pandalshme të çmimeve të pronave. Kjo sipas dekanit nuk ndodh në tregjet e mëdha e të zhvilluara si ai i Shteteve të Bashkuara apo edhe i Europës. Çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri nuk kanë parë tkurrje as në kriza si ajo e vitit 2008-’09 apo ajo së fundi 2021-2022, që pasoi pandeminë Covid 19.

Antoni tha se nga konsultat me kolegë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është edhe selia qendrore e Century 21,  dëgjojnë t’u thonë se ajo që ndodh aktualisht me tregun imobiliar shqiptar ka ndodhur në Amerikë rreth viteve ’60 apo ’70.  Antoni tha se kompania që drejton përditësohet me të dhënat ndërkombëtare për të kuptuar më pas rrugëtimin e ekonomisë shqiptare.

Tags: forumeJonian Antonipasuri të paluajtshmeUET

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In