Prezantuesi Ermal Mamaqi ishte i ftuari i radhës në Forumet e Universitetit Europian të Tiranës, ku foli për shumë gjëra përpara të pranishmëve.
Duke qenë se Ermal Mamaqi është një aktor humori, një person gjithashtu që e mirëkupton humorin që të tjerët ngrenë ndaj tij, kishte disa reagime nga studentët.
Shpeshherë ka ndodhur që njerëzit ta pyesin për mbiemrin. Për disa është një mbiemër shumë qesharak dhe për disa të tjerë mendojnë se s’ka asgjë interesante. Kjo ishte dhe një ndër pyetjet e studentëve se cila është domethënia e mbiemrit të tij ‘Mamaqi’.
E për këtë Ermali nuk ngurroi të përgjigjej, por shumë shkurt.
“Kjo ishte e bukur. Është një gjë që ka të bëjë me mamatë. Kaq dua të them”– shprehet Ermali duke qeshur.