Aktualitet

Forumi i OSBE-së mbi lirinë e medias dhe vështirësitë që shtoi pandemia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:09 - 19/11/20 |
mapo.al

Në Tiranë, OSBE zhvilloi sot Forumin e 6-të për Zhvillimin e Medias, ku u diskutuan një seri vështirësish të reja, që ndeshin mediat shqiptare gjatë pandemisë, si dhe shumë probleme të mëparshme.


SIpas përfaqësuesit të diplomacisë europiane, Luigi Soreca, në raportin e vitit 2020 për Shqipërinë, që u botua muajin e kaluar, BE theksoi se Shqipëria nuk ka bërë përparim në fushën e lirisë së shprehjes dhe raportoi raste të dhunës policore ndaj gazetarëve gjatë demonstratave.


Edhe ndryshimi i ligjit për median në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbetet, sipas BE-së, një përparësi e rëndësishme.



Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi sot se pandemia covid -19 solli valë të reja keqinformimi dhe lajmesh të rreme, duke vënë në pikëpyetje gzetarinë cilësore dhe duke shtuar kërkesat për ndjenjën e detyrës dhe përgjegjësi në raportimin e fakteve.


Ambasadori Soreca i bëri këto komente në Forumin e 6-të të OSBE për Zhvillimin e Medias, i cili trajtoi shqetësimet e vjetra me lirinë e shtypit shqiptar dhe vështirësitë e reja, që u shtuan gjatë pandemisë.


“Në raportin e vitit 2020 për Shqipërinë të botuar muajin e kaluar, Komisioni theksoi shqetësimet e tij serioze se Shqipëria nuk ka bërë përparim në fushën e lirisë së shprehjes. Komisioni raportoi raste të dhunës policore ndaj gazetarëve në kontekstin e demonstratave. Ai bëri thirrje për tolerancë zero ndaj frikësimit, kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve dhe medias, përfshirë në diskursin politik. Këshilli nënvizoi se ndryshimi i ligjit për median në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbetet një përparësi e rëndësishme” – tha ambasadori Soreca.

BE i nxit autoritetet shqiptare, si njësitë kryesore përgjegjëse për krijimin e një mjedisi të favorshëm për lirinë e medias, që të përdorin çdo mundësi për të vendosur dialog me aktorët e medias.

“Është koha për të ndjekur procesin e konsultimit me komunitetin e medias mbi draftin e ndryshimeve në lidhje me ligjin për median, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohet një ndikim pozitiv i paketës legjislative mbi lirinë e shprehjes” – tha zoti Soreca.

Zoti Soreca i quajti heroike raportimet e gazetarëve gjatë tërmetit dhe tani gjatë pandemisë, dhe po aq heroike tha se janë shkrimet që denoncojnë korrupsionin, krimin e organizuar, shkatërrimin e mjedisit, abuzimet me fondet pubike dhe me sigurinë ushqimore, për të cilat kanë dhënë mbështetje të gjerë.

Lexo edhe :  Manastirliu: Incidenca më e ulta në rajon, rimbursimi për të gjithë nëse janë të siguruar apo jo

Ndërsa përfaqësues të gazetarëve shqiptarë floën me shqetësim për vështirësitë e reja që ka sjellë pandemia, duke nisur nga infektimi I gazetarëve e deri te pengesat e shumta që dalin në punë.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa, tha se gazetarët e terrenit janë të pambrojtur dhe të papaguar në këto kohë të vështira, dhe punonjësit e redaksive po ashtu janë në vështirësi të mëdha shëndetësore dhe ekonomike.

“Një pjesë e gazetarëve lokalë kanë vështirësi dhe mbeten nën minimumin e të ardhurave financiare për çdo muaj. Kjo situatë e fundit e pandemisë ka rikthyer edhe një herë shqetësimin tonë mbi përsëritjen e dukurisë së vonesës së pagave në shumë prej mediave të vendit. Madje në disa raste ka vonesa pagash deri ne 4 apo 5 muaj. Vështirësitë e medias lokale në Shqipëri janë të njohura. Unioni ka publikuar periodikisht raporte që bëjnë të njohur mjerimin social dhe financiar të tyre” – tha zoti Çipa.

Ai theksoi se gazetarët mbetën në periferi të ndihmës ekonomike dhe shënteësore nga shteti gjatë pandemisë.

Të paktën 38 gazetarë dhe punonjës të tjerë mediash u infektuan me COVID-19 deri tani, për fat të mirë pa humbje jete, por mjekimet i përballuan vet, tha Unioni i Gazetarëve.

Ndërkohë, institucionet mediatike nuk raportojnë zyrtarisht për numrin e të infektuarve brenda tyre as për gjendjen shëndetësore të punonjësve të vet nëpër redaksi dhe atyre që dalin përditë për të raportuar nga terreni.

Pjesëmarrësit në Forumin e OSBE-së për Zhvillimin e Medias pohuan se ky vit është shumë i vështirë për gazetarët, dhe se ata kanë nevojë për një mbështetje të fortë në lirinë e shprehjes.

Instituticionet europiane kanë dhënë këtë përkrahje edhe përmes korrigjimeve në politika ndaj tyre edhe me ndihma financiare për mediat shqiptare në këtë kohë të vështirë./VOA/


Etiketa: , , ,

Pas