Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë të ditur se 212 qytetarë afganë janë larguar nga Shqipëria mbrëmjen e djeshme.
Bashkë me disa foto nga përcjellja në Aeroportin “Nënë Tereza”, Xhaçka shkruan në Facebook, se afganët u mirëpritën në Shqipëri pas ikjes nga lufta në Afganistan.
“Në Rinas, bashkë me Ambasadoren Yuri Kim, në ceremoninë e përcjelljes drejt SHBA të 212 qytetarëve afganë.Bashkë me 2 400 bashkëkombas të tjerë, ata i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri”, shkruan Xhaçka.