fbpx

Aktualitet

9000 rrufe, reshje masive shiu në Spanjën lindore, 3 viktima (VIDEO)





               Publikuar në : 10:06 - 13/09/19 |
mapo.al

Reshje masive shiu kanë goditur së fundmi pjesën lindore të Spanjës dhe ishujve Balear. Si pasojë e intensitetit të lartë të shirave shumë rrugë janë dëmtuar dhe është ndërprerë energjia elektrike. Ndërkohë është mbyllur përkohësisht edhe shërbimi ajror dhe hekurudhor.

Sipas Institutit Meteorologjik spanjoll, periferia e Madridit, gjatë natës së mbrëmshme u godit nga më shumë se 9000 rrufe të shoqëruara me reshje, si pasojë e të cilave u përmbytën mjaft bodrume, ndërtesa dhe supermarkete.

Një nga zonat më të prekura në Spanjë ishte qyteti Arganda del Rey, ku është llogaritur se në një metër kartor sipërfaqe u derdhën 46.4 litra ujë shiu. Nga rreshjet e mëdha, lumi Cidacos në qytetin Navarra, e rriti nivelin e tij me 11 cm brenda 4 orëve, duke dalë nga shtrati dhe përmbytur rrugë, makina e gjithçka gjeti përpara, duke shkaktuar gjithashtu një viktimë, trupi i të cilit u gjet sot në mëngjes brenda makinës së tij të përmbysur. Në Almeria janë regjistruar edhe dy viktimat të tjera. Trupat e dy vëllezërve të moshës 51 dhe 61 vjeç, u gjendën brenda makinës së tyre, të cilën ujrat e rrëmbyeshëm e kishin shpërngulur afër Albacete.

Ekipet e ndihmës së shpejtë prej tre ditësh ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas