Drejtuesi i një furgoni ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një pallati në lagjen 15 të qytetit të Korçës.
Për pasojë shoferi i makinës dhe pasagjeri janë plagosur dhe u dërguan në spital. Nga goditja është rrëzuar edhe muri i banesës në katin e parë.
Sipas policisë shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë e furgonit.
*Foto nga vendi i ngjarjes