Kronika

Foto/ Aksident i rëndë në Tiranë, përmbyset makina, familja ngec brenda mjetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:52 - 01/06/20 |
mapo.al

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Rrugën “5 Maji” në Tiranë. Një automjet është përmbysur dhe një familje ka ngecur për minuta të tëra brenda mjetit.


Kalimtarë të rastit, kanë hapur me forcë dyert, duke nxjerrë personat e bllokuar, mes tyre edhe 2 fëmijë. Sipas policisë ende nuk dihet shkaku i aksidentit.


Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë mbetur të plagosur dy fëmijë dhe shoferi.


Tiranë/Informacion paraprak


Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.
Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas